E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Hapet mundësia për Dejton të ri

Zagreb - Nëse tre popujt konstituiv në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nuk arrijnë marrëveshje, doemos do të duhet të organizojnë marrëveshje të re të Dejtonit. Kështu ka deklaruar presidenti kroat Stipe Mesiq. Sipas tij, çdo marrëveshje duhet ta ketë parasysh kushtin e përjashtimit të secilës mundësi për ndarje të territorit të BeH-së. Duke shprehur mbështetje për procesin negocues që e filluan liderët e partive kroate, serbe dhe boshnjake, Dragan Çoviç, Sulejman Tihiç dhe Millorad Dodik ai tha se "Koncepti i të menduarit të Dodikut për ndarjen e Republika Srpska, është iluzion. Në BeH doemos duhet të insistohet për ndërtimin e marrëdhënieve në bazë të rezultateve nga regjistrimi i vitit 1991, sipas të cilit 40 për qind e banorëve të Republiksa Srpskas e përbëjnë boshnjakë dhe kroatë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›