E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten rrogat në Maqedoni

Shkup - Buxhetorët maqedonas në muajin dhjetor 2008 janë paguar rreth 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Enti shtetëror për statistikë, rroga neto mesatare e paguar për një punëtor në muajin dhjetor të vitit 2008 arrin 17. 363 denarë (rreth 282 euro). Ajo ka qenë 504 denarë më e madhe se muajin e kaluar, karahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ajo është më e madhe për 11.7 për qind.

Rritja e tillë ka të bëjë para se gjithash me rritjen e neto-rrogës mesatare të paguar për një të punësuar në sektorët: Hotelieri dhe restorante (25.5 %), Bujqësi, gjueti dhe pylltari (21.8 %) dhe Peshkatari (19.3 %).

Rroga bruto mesatare e paguar për një të punësuar në dhjetor të vitit 2008 arrinte 28.323 denarë. Në dhjetor të vitit 2008, 7.5 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë që është për 3.1 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›