E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe komunat ne Kolegj. KQZ nuk vendos per pavlefshmeri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të shpallë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në tre njësi vendore, përkatësisht në Mollas, Shllak dhe Pishaj pasi opozita votoi kundër. Kodi Zgjedhor përcakton se vendimet për pavlefshëmri merren me shumicë të cilësuar, pra me pesë vota.

Përfaqësuesit e pakicës  argumentuan votën “kundër” me faktin që komisioni ishte jashtë afateve në marrjen e këtij vendimi. Por kryetari Arben Ristani tha se ky qëndrim është në vijim të përpjekjeve për të prishur zgjedhjet dhe për të vonuar funksionimin e njësive vendore. Tashmë për pavlfeshmërinë e zgjedhjeve në këto njësi do të vendosë Kolegji Zgjedhor pasi çështja  të ankimohet. 

Ndërkohë është shpallur pavlefshmëria në gjashtë njësi të qeverisjes vendore. Pasi ta zgjidhë Kolegji Zgjedhor çështjen për tre njësitë e sotshme, KQZ do të vendosë për përsëritje të mbajtjen e zgjedhjeve në këto njësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›