Ngeles 9 e maturanteve. Formulari A2 brenda javes
Rreth 9% e maturantëve që u janë nështruar provimeve me zgjedhje, nuk kanë arritur të marrin nota kaluese, ndërkohë që 5% kanë rezultuar me pikë maksimale. Por ka dhe nga ata maturantë, që nuk kanë marrë ende përgjigjet, pasi testet e tyre i kanë kaluar Komisionit që heton rastet e dyshuara për kopje apo që kanë probleme të tjera. Të tilla, thotë drejtori i Agjencisë së Pranimeve dhe Vlerësimit të nxënësve, janë rreth 50 teste.
“Akoma nuk është future koncepti që atë kujdes që kanë ndaj letërsisë maturantët gjatë viteve ta kenë edhe ndaj lëndëve me zgjedhje. Rezulton rreeth 9% ngelës dhe 5% me nota mbi nëntë”- tha Arben Fagu.
Ndërkaq , autoritetet e arsimit bëjnë me dije për “AS” se brenda kësaj jave pritet të fillojë shpërndarja e formularit A2, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura. Formulari është i një rëndësie të vecantë, pasi në bazë të tij maturantët do të rendisin dhjetë degët sipas preferencave.
“Në datë 22 e marrin maturantët. Ne jemi pak më përpara. Sa më shumë tua lësh në dorë aq më mirë është se konsultohen, menodjnë, rishikojnë. Ka rrezik ta nxjerrim shumë shpejt. Do luftojmë ta nxjerrim brenda kësaj jave”- tha Fagu.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur maturantët edhe pse ishin mbetës kishin mundësi për të zënë një vend në universitet, tashmë me ndryshimet e reja, ata nëse rezultojnë mbetës në një provim humbasin të drejtën për të aplikuar duke humbur një vit.
Edlira Sulejmani