Një foto e Ilir Metës dhe Varreza e Minatorëve
Share
Kjo është një foto e shkrepur në orën 19:55, më 31 mars 2009. Ilir Meta, kryetari i LSI, hynte poshtë 800 metra në një galeri për të takuar minatorët. Atëherë Meta u premtonte statusin e Minatorit dhe uljen e moshës së pensionit, menjëherë sapo të fitonte zgjedhjet. Sot e dy vjet Ilir Meta, që ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë, ka një rradhë të madhe viktimash në atë qytet, i cili ka marrë statusin e Varrezës së Minatorëve.
