E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe në Armani, edhe në X Factor

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 11:52

Ka qenë një ditë e zënë për këngëtaren e njohur amerikane, Rihanna. Këngëtarja përpos që do të jetë në reklamat e firmës së njohur të modës “Armani”, ajo do të jetë edhe mentore dhe këshilluese në emisionin për talent “X Factor”.

Bukuroshja e muzikës pop, pritet që të ndihmojë në juri L.A. Reid si dhe do të jetë mentore në katër emisionet e fundit të “X Factor” që për producent ka pasanikun Simon Cowel. Maria Carey po ashtu do të jetë anëtare e rregull e jurisë në emisionet e ardhshme.

“Simon është i dashuruar në Rihannën dhe e dëshiron atë në emisionin e tij në Britani dhe SHBA – kështu që nuk është befasi që ajo është në juri”, tha një burim.

“Ai ende nuk e ka bërë paralajmërimin zyrtar, po kjo gjë është e kryer”. Më herët, në mëngjesin e së martës, Rihanna ishte bërë imazh i reklamave për veshje të brendshme të kompanisë së njohur të modës, “Armani”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›