Edhe në Shqipëri, kontroll elektronik për individët

Mbikëqyrja elektronike ose e thënë më thjesht, të gjithë ata që do keni probleme me ligjin do të kenë me vete gjatë gjithë kohës një byzylyk elektronik (GPS) që kontrollohet me anë të valëve nga një zyrë qendrore e policisë.
Personat që do të mbikëqyren, janë ata kryesisht që janë dënuar për krime të lehta, në arrest shtëpie, apo personat me dënim alternativ. Ministria e Drejtësisë, e sheh këtë vendim si mundësi për të rritur sigurinë në komunitet, por do të shkurtojë edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit.
Ligji parashikon vendosjen e disa pajisjeve sigurie në trupin e të dënuarve. Bëhet fjalë për një pajisje sa një ore dore, e cila vendoset dhe mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të koordinohet me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë.
Janë rreth 300 persona nga Tirana të parët që do të përfitojnë nga mbikëqyrja elektronike pasi kryeqyteti do të jetë vendi i pare ku do të nisë zbatimi i këtij sistemi pasi edhe sallat operative të policisë janë gati. /Start/
2011-11-02 15:13