Miratohen kuotat për doktoraturë
Nga vendimi i marrë sot, në universitetet publike pranohen gjithsej 1367 kuota, nga të cilat 164 kuota janë për shqiptarët jashtë kufirit.
“Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, për çdo institucion publik të arsimit të lartë është 208 000 (dyqind e tetë mijë) lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i secilit institucion publik të arsimit të lartë, pa efekte buxhetore shtesë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, i cili hyn menjëherë në “Fletoren Zyrtare”. /Start/
2011-11-02 15:42