E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një “Dirty Dancing”

Kult filmi me Patrick Swayze dhe Jennifer Grey do të ketë vazhdimin e tij, pas 24 viteve. Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 11:44

Shtëpia filmike Lionsgate ka paralajmëruar, me regji të Kenny Ortega, që ishte koreograf i versionit origjinal të vitit 1987.

"Është e pabesueshme kur të mendosh se, edhe pse kaluan 25 vjet nga shfaqja e parë e këtij filmi, ai edhe më tej ka me miliona adhurues. Besoj se tajmingu ynë për ta modernizuar këtë rrëfim në ekran të madh s’mund të jetë më i mirë. Jemi krenarë që e kemi Kenny Ortega’n në timon”, deklaroi shefi i Lionsgate, Joe Drake.

Ndryshe, "Dirty Dancing" ishte film fitues i Çmimit Oscar për muzikën dhe këngën origjinale më të mirë “(I’ve Had) Time of My Life". Filmi në Facebook ka mbi 10 milionë adhurues, me çka ka çimentuar statusin e njërit prej filmave më të adhuruar të kohës moderne.

Kenny Ortega ishte regjisor i filmit për mbretin e ndjerë të popit, Michael Jackson, “Thi is It”, dhe i muzikalit "High School Musical".

Aktualisht nuk dihet kur do të fillojë xhirimi i filmit, e as kush do të luaj rolet kryesore.

Ylli i filmit të parë “Dirty Dancing” Patrick Swayze vdiq në shtator 2009, pas betejës gati dyvjeçare me kancerin e pankreasit. Jeniffer Gray ndërkaq fitoi në garën televizive amerikane “Vallzimi me Yjet”, që u mbajt vitin e kaluar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›