E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një katalog me 700 skulptura

Galeria Kombëtare e Arteve do të katalogojë 700 vepra në skulpturë, pasuri e fondit të kësaj Galerie. Veprat e realizuara nga skulptorë të ndryshëm, që tashmë janë pjesë e fondit të Galerisë, do të fotografohen dhe katalogohen me shpjegimin përkatës dhe të detajuar në krah. Ky është një projekt i nisur nga specialistët e Galerisë dhe do të sigurojë të dhëna më të plota dhe brenda kritereve bashkëkohore të këtyre veprave. Veprat do të fotografohen në mënyrë të detajuar, pasi më parë kanë pasur vetëm një foto bardhë e zi. Në këtë mënyrë do të arrihet të vlerësohet gjendja e tyre dhe nevoja për restaurim. Sipas specialistëve katalogimi i plotë i skulpturave të Galerisë do të ndihmojë institucionin edhe për të krijuar ekspozita brenda dhe jashtë vendit, të cilat shpesh kanë munguar. Çdo vepër do të ketë një pasaportë me informacionin e duhur. Nga 700 vepra, pjesë e fondit të Galerisë, të cilat nisin që nga vitet 40, aktualisht në salla janë ekspozuar vetëm 19 vepra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›