"Evita" pa Madonna’n
Në Broadway do të inskenohet sërish muzikali “Evita”, megjithëse kësaj radhe adhuruesit Madonna’n mbase do të mund ta shohin vetëm në publik.
Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 11:41
Aktori, këngëtari dhe kitaristi, Michael Keveris, do t’i bashkohet këngëtarëve Ricky Martin dhe Eleni Rocher, për të qenë pjesë e versionit të ri të muzikalit “Evita”, që do të inskenohet në Broadway. Ai do të luaj rolin e Huan Peron.
Versioni i ri i “Evita”, autorë të të cilit janë Tim Rice dhe Andrew Weber, do të shfaqet para publikut në vitin 2012.
Muzikali, që trajton jetën e zonjës së parë të Argjentinës, Eva Peron, për herë të parë ishte inskenuar në Broadway në vitin 1979.
Jeta e saj ishte edhe temë e filmit “Evita”, në të cilin rolin e saj e luajti këngëtarja Madonna.