E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një botim për Kodikët e Shqipërisë

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 09:02

Një botim shkencor dyvëllimësh me temë “Kodikët e Shqipërisë”, të Arkivit Qendror Shtetëror, u botua në fillim të korrikut në Sofje, Bullgari.

Botimi është fryt i bashkëpunimit mes Qendrës për studimet sllavo-bizantine “Ivan Dujçev”, Universiteti “Shën Klementi i Ohrit”, Sofje, Bullgari; Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Tiranë, Shqipëri dhe Qendrës kërkimore “Vestigia”, Universiteti “Karl Franzens”, Graz, Austri.

“Manuscrits grecs enluminés des Archives Nationales de Tirana (VIe – XIVe siècles)” (“Dorëshkrime në greqishte, të dekoruara, të Arkivit Kombëtar të Tiranës (shek. VI-XIV)”) është shkruar në gjuhën frënge dhe shënon punimin e parë të serisë Scriptorium Balcanicum që e ka filluar autorja Aksinja Xhurova, profesoreshë e Universitetit të Sofjes, sllavologe dhe historiane e artit.

Ndryshe, botimi i profesoreshës Xhurova është pjesë e përgatitjeve të vetë autores për Kongresin e 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine që do të zhvillohet në Sofje, Bullgari, nga data 22 deri më 27 gusht të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›