E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Weiwei

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 09:00

Artisti kinez, Ai Weiwei, i cili po hetohet nga policia kineze për evazion fiskal, pasi kaloi gati tre muaj në burg i është rikthyer konkave me publikun.

Disidenti kinez ka postuar mesazhe në rrjetin social Twitter, i cili është i ndaluar në Kinë, megjithëse mund të ndiqet nga miliona abonentë përmes “Proxy serverëve”.

Në një mesazh të postuar, Weiwei thotë se ka ngrënë nga një pjatë ravioli kinezë, dhe se që nga lirimi nga burgu, në muajin qershor, ka shtuar tre kilogramë.

Sikurse dhe shumë disidentë të tjerë kinezë, edhe Weiwei u burgos pasi që kishte shprehur hapur qëndrimin e tij kundërshtues ndaj politikave të Pekinit zyrtar.

Qeveria kineze njihet për qëndrim të ashpër ndaj të gjithë kundërshtarëve të saj. Si rrjedhojë, ajo ka refuzuar lirimin e disidentit tjetër, Liu Xiaobo, i cili ndërkohë ishte shpallur fitues i Çmimit Nobël për Paqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›