E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benigni e Allen punojnë bashkë

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 09:03

Pjesë e filmit “Bop Decameron”, të cilin Woody Allen po xhiron në Romë, është edhe aktori italian, Roberto Benigni.

Ai interpreton rolin e një njeriu të zakonshëm (Leopoldo Pisanello), i cili rastësisht bëhet i famshëm dhe fillon që vazhdimisht të përndiqet nga mediat.

Disa sekuenca me Beningi’n janë xhiruar të hënën, në Fushën e Luleve, në kryeqytetin italian, ndërkohë që para dhe pas xhirimit të tyre Benigni dhe Allen janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit.

Benigni, që në filmin në fjalë është një V.I.P., është parë derisa po vraponte nëpër rrugicat e kryeqytetit italian, i ndjekur nga një grup paparacësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›