E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një film për 11 shtatorin

Filmi "September Morn", i regjisorit B.J. Davis, tenton të zbulojë rolin e qeverisë amerikane në katër sulmet e 11 shtatorit 2001, shkruajnë revistat filmike amerikane.

"Populli po kërkon që qeveria të bëjë një hetim të ri, dhe përmbajtjesor, të këtyre ngjarjeve tragjike. Ekipi kulmor i aktorëve do t’ju tregojë se çfarë ndodhi vërtet në atë mëngjes të shtatorit”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Rolet kryesore i janë besuar aktorëve Woddy Harrelson dhe Martin Sheen, të cilët edhe më parë shprehën dyshime rreth versionit zyrtar të ngjarjeve të 11 shtatorit.

"Ka aq shumë zbulime dhe të dhëna të reja që tregojnë se qeveria jonë ishte e përzier në sulme, saqë shpirtërisht e kam vështirë të besoj se diçka e tillë është vërtet e mundur”, tha Sheen gjatë një interviste të vitit 2007.

Deri më tani sulmet e 11 shtatorit kanë qenë temë disa filmave, siç është “Qendra Tregtare Botërore” , i Oliver Stone, ose “United 93”, i Paul Grinres, por asnjëri nuk është marrë me rolin e qeverisë amerikane në këto ngjarje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›