E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatisin themelimin e Qendrës për Arte Bashkëkohore

Organizata multi-artistike gjilanase Varg e Vijë, e cila kryesisht merret me aktivitete kulturore, performanca, ekspozita, punëtori, e trajnime për arte bashkëkohore, këtyre ditëve po përgatitet për hapjen e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan.

Gjatë vizitës së lokaleve të Qendrës për ardhshme për Arte Bashkëkohore, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Veton Nevzadi, ka ripërsëritur përkushtimin e kryetarit të komunës dhe të drejtorisë që e drejton për të përkrahur çdo iniciativë që promovon kulturën dhe artin në Gjilan. Nga ana tjetër, kryetari i organizatës multi-artistike Varg e Vijë, Jeton Muja, ka theksuar se qëllimi i vetëm i Qendrës do të jetë zhvillimi i artit bashkëkohore në Gjilan, Kosovë dhe më gjerë, gjegjësisht, nxitja e artistëve të rinj për të shfaqur kreativitetin origjinal dhe format e reja të artit bashkëkohor.

Ndryshe, hapja solemne e Qendrës për Arte Bashkëkohore në Gjilan, do të jetë pjesë e aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›