Edhe një fitore për Ervis Mashën

Durrsaku 23-vjecar Ervis Masha ka shënuar fitoren e tij të gjashtë në ringun profesionist. Shqiptari që bokson me flamurin danez dhe që konsiderohet si pasardhësi i Shpend Abazit në vendin nordik ka mposhtur rumunin Bogdan Condurache me nokaut në rundin e pestë të njërit prej parameceve të mbrëmjes së Shpend Abazit të zhvilluar të premtën në "Falconer Centret" të Kopenhagës.
Prej debutimit të tij në ringun profesionist në janar të vitit të kaluar, Masha ka zhvilluar shtatë mece në ringun profesionist duke shënuar 6 fitore dhe një barazim.