Edhe nje here per "Pamje nga ura"
Vepra e Milerit vazhdon te kete sukses ne skenen e Teatrit Kombetar-
Premiera boterore, ''Pamje nga ura'' e dhene premiere ne fundvitin e kaluar si dhe ne fillim te ketij viti ne skenen e Teatrit Kombetar ne Tirane, vazhdon te ndiqet me kapacitet te plote nga artdashesit e teatrit. Por vepra e dramaturgut te njohur Artur Miler, qe ne shfaqjet e para te dhena ne sezonin e ri artistik te Teatrit Kombetar ka konfirmuar suksesin te cilin me sa duket do ta vazhdoje edhe ne kete fundjave. Me regji te Albert Minges dhe nga nje kast aktoresh te njohur si Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Indrit Cobani, kjo drame e Milerit e konsideruar si nje veper e veshtire, ka arritur nje rekord shikuesish qe kane konfirmuar suksesin e saj.
Eshte fakt qe gjate te gjitha shfaqjeve vene kohet e fundit, nga trupa e Teatrit Kombetar eshte vene re nje rritje e interesit te publikut kryeqytetas, ne ndryshim me disa vite me pare kur vihej re nje 'braktisje' ndaj teatrit. Salla ka qene e mbushur me artdashes te teatrit gjate premierave te fundit , si "Kembanat e muzgut" vene ne skene nga Anton Qezari dhe Alfred Bualjoti, apo "Korbi i bardhe" i Mihal Luarasit". Por po aq pozitiv eshte fakti qe dramat e lartpermendura jane drama te shkruara nga autore shqiptare, perkatesisht Teodor Laco dhe Mihal Luarasi, gje qe tregon edhe per nje rritje te cilesise se drames kombetare dhe percjellje cilesore te saj tek publiku.
"Pamje nga ura", e shkruar nga dramaturgu amerikan ne vitin 1950, ne kohen e Luftes se Ftohte me idene e nje skenari filmi, por qe nuk u realizua, ajo eshte historia e emigrantit Edi Karbones ne Nju Jork, i cili duke pasur nje jete te pasigurt rrezikon familjen, miqesine apo edhe fqinjesine.
Duke patur si kryefjale trajtimin e temes se emigracionit dhe te integrimit te njerezve ne kultura dhe vende shume larg origjines se tyre, duke pasur ne sfond nje Nju Jork, ne kete situate shperthen dhe pasioni shkaterrues dhe i papajtueshem me cdo parim moral i Edi Karbones. Brishtesia e pasionit dhe lakmia per interes, i detyrojne personazhet e kesaj vepre te ndermarrin nje sere vendimesh ekstreme, qe pasqyrojne shpirtin e vendit nga vijne dhe te vendit ne te cilin do te enderrojne dhe do te vuajne si emigrante. "Gjithmone kam menduar se rasti i Edi Karbones, i frymezuar nga nje ngjarje e vertete, do te kuptohet nga kushdo dhe te them te verteten, me kalimin e viteve kam pare me kenaqesi qe drama ime "Pamje nga ura" eshte vene ne skene vazhdimisht nga regjisore dhe aktore qe vinin nga vende dhe kultura te ndryshme. Ky fakt me ka dhene kenaqesine te mendoj se interesi i vazhdueshem ndaj kesaj vepre, eshte tregues i universalitetit te temes qe ajo trajton", eshte shprehur Artur Mileri.
Ne fakt Edi Karbone, eshte ndoshta nje nga personazhet me kompleks milerian. Tek ai jane te perziere ne menyren me te cuditshme dhe te pashpjegueshme dritehijet e shpirtit mashkullor sicilian. Ai perpiqet me mish e me shpirt ta rrise sa me mire Ketin, mbesen e gruas se tij, por nuk arrin te kuptoje qe ajo eshte rritur dhe tanime ka te drejte te vendose vete per te ardhmen e saj. Cmenduria apo pasioni per te mbesen, e detyron te beje veprimin me te denueshem: te denoncoje para Autoriteteve te Emigracionit, Rodolfon dhe Markon. Eshte ky veprim, i cili do te percaktoje perfundimin tragjik te tij. Ne finale do te perballet me Markon ne duel. I vetegoditur per vdekje, ai do te jape frymen e fundit ne krahet e se shoqes! Jo pa dhembje e me nje trishtim qe te prek shpirtin, dramaturgu gjenial, Artur Miler na kujton se te gjithe jemi lene ne "mes te rruges"...
Realizues i drames eshte regjisori i njohur i skenes dhe i ekranit, Albert Minga. Personazhin kryesor te drames, ate te Edi Karbones, e interpreton me shume kurajo dhe ne menyre te arrire aktori i madh Timo Flloko, shoqeruar nga aktore te klasit te larte si Yllka Mujo, Fatos Sela, Bujar Asqeriu, apo me te rinjte Holta Gixhari dhe Indrit Cobani. Garanci per nivelin e larte artistik te shfaqjes, ka qene dhe pjesemarrja e skenografit veteran te teatrit shqiptar, prof. Agim Zajmi.
Kjo drame u vu 44 vjet te shkuara, nga regjisori Pirro Mani ne skenen e teatrit "Andon Zako Cajupi" te Korces, kur sapo ishte kthyer nga studimet ne Institutin Shteteror te Artit Teatror ne Moske, ku dhe kishte interpretuar Edi Karbonen, personazh me nje ndergjegje te nderlikuar. Me kete antihero te Nju Jorkut, ne epoken e pasluftes se Dyte Boterore, Mani ishte njeheresh aktor dhe regjisor i kesaj pjese. Por, pasi u vu ne skenen e Korces dhe pas nje turi ne Shqiperi, ajo u ndalua nga instancat me te larta te shtetit komunist duke u konsideruar "nje drame frojdiste".
Marre nga ATSH