Perkujtohet Deshmori i Kombit Indrit Cara
TIRANE - Indrit Cara, "Deshmor i Kombit" i vrare ne Luften per Clirimin e Kosoves, ne pranveren e vitit 1999 u perkujtua dje ne nje aktivitet te organizuar ne Qendren Nderkombetare te Kultures "Arbnori" ne Tirane. Nje dokumentar kushtuar Indrid Cares, vrare ne Luften per Clirimin e Kosoves, i cili trajtonte edhe pjesemarrjen e te rinjve nga Shqiperia, ne luften Clirimtare te Kosoves, u shfaq me me kete rast per te pranishmit per te vijuar paskesaj me nje ekspozite kushtuar heroit te kombit kosovar Adem Jashari dhe lufterave te UCK-se, si dhe te reneve ne lufte, per clirimin e Kosoves.
Drejtori i QNK "Arbnori", Muje Bucpapaj i dorezoi babait te deshmorit Indrit Cara nje flamur te qendisur kuq e zi, simbol i luftes per liri dhe pavaresi te Kosoves. Ai tha se "me kete rast ne nderojme deshmorin Indrit Cara, por dhe te gjithe luftetaret e UCK-se, qe rane per Lirine dhe Pavaresine e Kosoves". Aktiviteti i organizuar me kete rast u shoqerua me nje koncert te grupeve artistike te femijeve te Qarkut te Durresit.