Coelho, shkrimtari qe e sheh boten pa kufij
Paulo Coelho, i cilesuar si alkimisti i fjales apo edhe si nje dukuri letrare, sipas te gjitha gjasave vazhdon te mbetet shkrimtari me i preferuar i ketij fillim-shekulli. Statistikat boterore tregojne se lexues nga me shume se 150 vende, pa dallim gjuhe dhe kulture, e kane pranuar tashme si autorin e tyre personal, por edhe te domosdoshem ne jeten e tyre.
Librat e tij, te perkthyer ne me shume se 56 gjuhe te botes, kane zene vendet e para pa medyshje ne listat e librave me te shitura, sikunder edhe ne temat e diskutimit shoqeror dhe kulturor. Dhe e gjitha kjo sepse idete dhe filozofite e tij, tematika e librave te ketij shkrimtari, permbledhin pa medyshje aspiratat e miliona lexuesve qe kerkojne rruge dhe alternativa te tjera per te kuptuar boten.
"Shtriga e Portobellos", libri i tij me i ri, qe u botua vitin qe sapo u mbyll ne 60 vjetorin e lindjes se tij nga shtepia botuese "Toena", e cila ka ekskluzivitetin e botimit te veprave te shkrimtarit te madh, duket se eshte pelqyer nga shqiptaret, por gjithsesi jo ne nivelin e romanit te tij te famshem "Njembedhjete minutat". Shkrimtari brazilian Paolo Coelho, kishte lejuar ne fakt te lexohej falas ne internet nje pjese e romanit te tij me te ri "Shtriga e Portobellos" (Planeti). Kjo ishte hera e pare qe Coelho, perdorte internetin per veprat e tij, duke promovuar diskutime dhe kembyer ide me lexuesit e tij.
Mesazhet e derguara ne faqen e tij te internetit gjithsesi tregojne se "Shtriga e Portobellos" eshte kthyer ne nje nga librat me polemizues te ketij autori. Ne librin "Shtriga e Portobellos", Coelho vleresohet si nje refimtar qe refuzon te shkruaje "nje liber tradicional". Ai shkruan per nje seri personazhesh qe rrethojne Athenen, protagonisten dhe qe tregojne per te .Lexuesi shqiptar, po permes "Toenes", ka mundur te lexoje disa nga kryeveprat e tij si "Alkimisti" , "Njembedhjete minutat" "Djalli dhe zonjusha Prym", "Veronika vendos te vdesi" "Mali i peste" , "Pelegrini i Komposteles" , "Manuali i luftetarit te drites", "Zahiri".
Gati te gjitha librat e perkthyera nga "Toena" jane mirepritur nga lexuesi shqiptar , nderkohe qe sidomos "Alkimisti", "Njembedhjete minutat", "Zahiri", kane shenuar nje rekord shitjesh edhe ne Shqiperi. Paulo Coelho, i cili lindi ne 24 gusht te vitit 1947, ne nje familje te mesme ( i jati ishte inxhinier dhe e ema, Lygia, shtepiake), kur ishte shtate vjec studio ne kolegjin jezuit San Ignacio te R