E Shtunë, 31 Tetor 2026

EKSPOZITE NGA HAGA ME PUNIME ARTISTIKE TE BOSHKOVSKIT

Ne Hage filloi dje faza e mbrojtjes ne procesin e gjykimit te ish-ministrit te Puneve te Brendshme te Maqedonise, Lube Boshkovski, ndersa ne Shkup qendron e hapur prej dy ditesh nje ekspozite me foto dhe sende te punuara prej tij dhe Johan Tarcullovskit, edhe ky ne pritje te perfundimit te gjykimit ne Hage. Ne ekspozite prezantohen mbi 40 vepra te punuara ne tekniken e vajit dhe sende prej qeramike, te cilat Boshkovski dhe Tarcullovski i kane krijuar gjate qendrimit ne burgun e Sheveningenit. Veprimtarine e organizoi Shoqata e qytetareve per mbeshtetjen e Lube Boshkovskit, "per t'u solidarizuar me dy te arrestuarit".
"Duam te bejme te ditur se ne Maqedoni kemi dy artiste te rinj, te cilet mund te krenohen me veprat e tyre. Opinioni i Maqedonise nuk duhet t'i shohe ata si te burgosur te thjeshte, por si njerez me zemer dhe shpirt, te cilet, nga krijimet e tyre, kuptohet se mendjen dhe shpirtin e kane ne Maqedoni, te familjet e tyre", tha kryetari i Shoqates, Mane Jakovleski, ne nje konference shtypi me rastin e hapjes se ekspozites.

Ish-ministri Boshkovski dhe ish-inspektori i policise, Tarcullovski, ndodhen ne Hage te akuzuar si shkaktare te masakres ne fshatin Luboten ne gusht 2001, kur gjate nje operacioni te forcave maqedonase te sigurise u vrane shtate civile shqiptare (dhjete sipas pales shqiptare), mes te cileve gra dhe femije. Boshkovskin dhe Tarcullovskin i ka vizituar tri here ne Hage kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, ndersa ne maj 2006 i ka vizituar dhe ministrja e Jashtme e asaj kohe, Ilinka Mitreva. Qeveria e Maqedonise ka marre persiper shpenzimet per mbrojtjen e Boshkovskit dhe Tarcullovskit. Ne prag te fillimit te procesit, ne maj 2007, kisha Ortodokse e Maqedonise mbajti nje liturgji me lutje ne ndihme te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›