E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: "Komuna e Lazaratit jo minibashki e Gjirokastres se UNESCO-s"

Ne nje konference per shtyp kryetari i deges se PS-se per qytetin e Gjirokastres, Florian Hysi, ka hedhur dje poshte projektplanin per dhenien komunes se Lazaratit te statusit te nje minibashkie te Gjirokastres."Pak dite me pare, ka pohuar Hysi per gazetaret, eshte hedhur ideja e nje projektplani qe ekziston ne zyrat e qeverise shqiptare ku ne harten e re administrative te Shqiperise eshte menduar qe komuna Lazarat t'i bashkohet qytetit te Gjirokastres ne statusin e nje minibashkie".
"Duke respektuar komunen e Lazaratit dhe te gjithe banoret e ketij fshati, ka vijuar kryesocialisti Hysi, Partia Socialiste e Gjirokastres shpreh deshiren qe komuna e Lazaratit, si nje nga komunat me te zhvilluara ne rrethin e Gjirokastres, ne rast se numri i banoreve te saj eshte ne ato nivele qe percakton ligji per pushtetin vendor t'i jepet jo statusi i nje minibashkie por statusi i nje bashkie me vete". Sipas Hysit "statusi qe pretendohet t'i jepet, ai i minibashkise se Gjirokastres eshte me nje prapavije te paster politike dhe kjo levizje eshte totalisht e karakterit elektoralo-politik". "Kjo eshte nje perpjekje e Partise Demokratike per te influencuar ne votime per zgjedhjet e ardhshme vendore pra qellimet administrative kane prapavije te paster politike e cila perkthehet ne qellime politike per te influencuar ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne qytetin e Gjirokastres", ka pohuar Hysi. Per te edhe nga pikepamja gjeografike kjo ide eshte e kundershtueshme sepse largesia 5 km nga qyteti i Gjirokastres e komunes se Lazaratit e ve ne pikepyetje ligjin per ndarjen administrative pasi nuk lejon te jete pjese perberese e qytetit te Gjirokastres.
"Te gjithe e dime, - eshte shprehur ne konferencen per shtyp Hysi, qe qyteti i Gjirokastres eshte nje qytet i mbrojtur nga UNESCO dhe vendimmarrje te tilla duhet ti kalojne dukshem deshirat, idete dhe vendimmarrjet qe mund t'i marrin pushtetaret vendore apo ata qendrore pasi ceshtje te tilla jane te lidhura jo vetem me qytetaret e Gjirokastres por edhe ne kontekstin historik, ate te trashegimise kulturore pra bashki ne kete rast nuk eshte thjesht ceshtje administrative por duhet thene dhe ne kontekstin arkitektonik dhe te vlerave qe i shtohen apo hiqen Gjirokastres pasi harta e Gjirokastres eshte aprovuar zyrtarisht nga UNESCO dhe hapa te tille ndalohen dhe denohen nga konventat qe ka nenshkruar shteti shqiptar", - ka pohuar Florian Hysi, kryetari i PS-se se Gjirokastres ne konferencen per shtyp.
Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›