Shendetesia, jemi gati ta perballojme
Gripi i shpendeve, mundesia e rikthimit te tij, ka mbledhur specialistet e shendetesise, bujqesise dhe organizatave te ndryshme per te diskutuar mbi perballimin e kesaj situate. "Qe nga koha e konfirmimit te rastit te pare te gripit te shpendeve ne Shqiperi, ne Cuke te Sarandes, pergjegjesia ndaj kesaj semundjeje ka ardhur duke u rritur edhe ne sistemin shendetesor dhe ate veterinar. Nga koordinimi i strukturave tona ne ministrite perkatese, ky sistem eshte i garantuar", ka pohuar zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. Gjate ketyre dy viteve eshte kryer survejanca e strukturave perkatese e gripit nepermjet prevalences se gripit ne komunitet. Po keshtu eshte forcuar survejanca aktive, duke u bazuar ne rastet e konfirmuara te grupet me risk per gripin e shpendeve. Ivanaj ka theksuar se rendesi po i kushtohet edhe menaxhimit te epidemise ne nivel veterinar, qe do te mundesoje izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e personave qe do te kene kontakt me shpendet e infektuar. Nga ana tjeter, Ministria e Shendetesise do te vazhdoje edhe kete vit zbatimin e programit per parandalimin e gripit te shpendeve dhe pandemise, per te rritur dhe forcuar kapacitetet per nje pandemi te mundshme te ketij gripi.
Gripi i shpendeve eshte nje infeksion i shkaktuar nga disa viruse qe jane specifike per shpendet. Kjo semundje eshte ngjitese per shpendet. Sipas specialisteve te ISHP-se, zakonisht viruset e gripit te shpendeve nuk infektojne njerezit, por disa raste te infektimit human, nga keto viruse jane raportuar qe nga viti 1997.