E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një klub serb në (FFK)

Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është regjistruar edhe një klub nga minoriteti serb. Sipas një njoftimi të FFK-së, klubi "Pasjani" është regjistruar në Federatë dhe në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Dytë.

Pjesë e FFK-së janë edhe tre klube të tjera serbe, Kamenica, Kristali dhe Lubeteni. Në përgjithësi numri i ekipeve nga minoritetet është gjashtë, pasi pjesë e FFK-së janë edhe Prizren-Spori nga pakica turke dhe Behari nga ajo boshnjake. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar listën e kontrollorëve të Superligës e Ligës së Parë, si dhe listën e arbitrave të Superligës. Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll nis të shtunën.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›