Edhe një mashtrim tjetër i BerishësNga Gary Q. Kokalari Manipulimi i zgjedhjeve prej Sali Berishës është një kthim mbrapa në proceset demokratike të Shqipërisë. Por nuk duhet të ketë qenë befasi për çdokënd familjar me Berishën, sepse ky ishte sulm
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Edhe një mashtrim tjetër i BerishësNga Gary Q. KokalariManipulimi i zgjedhjeve prej Sali Berishës është një kthim mbrapa në proceset demokratike të Shqipërisë.
Por nuk duhet të ketë qenë befasi për çdokënd familjar me Berishën, sepse ky ishte sulmi i fundit i një radhe të gjatë të tillësh ndaj institucioneve demokratike.
Siç raportuan vëzhguesit, zgjedhjet e fundit në Shqipëri nuk mundën të përmbushnin standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësia për këtë është krejt mbi Berishën.
Kjo sepse para zgjedhjeve ai kontrollonte të gjitha instrumentet që i jepnin atij aftësinë të mbante zgjedhje që do të arrinin standardet ndërkombëtare.
Por mbajtja e zgjedhjeve të ndershme nga Berisha ishte një gjë më pak e rëndësishme sesa mbajtja e pushtetit dhe ndokush që ka shpresuar për zgjedhje të pastra, duhet të ketë qenë duke ëndërruar.
Manipulimi i zgjedhjeve ishte një nga shumë manipulimet që Berisha ka kryer për të minuar demokracinë e re në Shqipëri. Nuk ishte abuzim më i paktë i Berishës përpjekja e tij flagrante për të frikësuar medien dhe mbytur fjalën e lirë.
Me peshën e tij të rëndë të censurës ndaj medias dhe abuzimet me asetet e shtetit, Berisha qëllimisht shtrembëronte informacionin që mbërrinte te publiku, e kësisoj segmente të tëra të votuesve nuk qenë në gjendje të zgjidhnin me objektivitet. Pastaj erdhi zhgënjimi dramatik në lidhje me çështjen e martesave të homoseksualëve, ligji i parë të cilin Berisha u përpoq t’ua japë shqiptarëve.
Një çështje si kjo ishte e sigurt se do të ishte jo-popullore në segmente të gjera të shoqërisë shqiptare, dhe kjo është saktësisht arsyeja pse Berisha priti deri pas zgjedhjeve për ta lëshuar këtë bombë.
Kjo sepse ai e di që të fokusuarit në këtë çështje gjatë fushatës do t’i kushtonte zgjedhjet. Kjo duhej të ishte zbuluar, por nuk ndodhi, dhe ky përbën një mashtrim të madh, sepse një fakt material për qëllimet e Berishës iu fsheh qëllimisht zgjedhësve.
Sigurisht që ne nuk mund të harrojmë që Berisha bllokoi përpjekjet e prokurorisë për të hetuar zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, si Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha. Në vend të kësaj, duke përdorur manovra të sajuara për të ndihmuar Mediun të shmangë hetimet, Berisha e shpërbleu me një post ministri për Mjedisin. Berisha me shumë gëzim pagoi këtë çmim për të blerë heshtjen e Mediut për çështjen AEY dhe Gërdecin, ku familja e Berishës mund të jetë e përfshirë. Ky ishte një sulm i qartë nga Berisha, Mediu dhe Basha në parimet më të rëndësishme të sundimit të ligjit.
Sigurisht që ne nuk mund të injorojmë pezmatimin e thellë që Ilir Meta dhe Dritan Prifti shkaktuan te mbështetësit e tyre në LSI. Sa prej ndjekësve të tyre do të kishin mbështetur këta maskarenj me votat e tyre, nëse do ta dinin që Meta synonte të bënte një marrëveshje me Berishën?
Apo do të mbështesnin Metën ndjekësit e LSI, nëse do ta dinin se lideri i tyre do të ndihmonte krijimin e një qeverie që do të favorizonte martesat e homoseksualëve?
Po për shpenzimet e jashtëzakonshme të Metës gjatë gjithë viteve, çfarë mund të thuhet? Nga vijnë gjithë këto pará? A mos binin ato nga qielli, si paratë që Fatmir Mediu përdori për orët e tij 20 mijë dollarëshe?
Shqiptarët duhet të kujtojnë se Berisha mashtroi gjatë zgjedhjeve të 2005-ës, kur premtoi të ndjekë kriminelët e qeverisë së korruptuar të Nanos. Në vend të kësaj ai zëvendësoi një qeveri të korruptuar me një tjetër më të korruptuar. Populli shqiptar ishte viktimë e një mashtrimi masiv të kryer nga Enver Hoxha për mbi pesë dekada. Dhe për rreth dy dekada të tjera ka qenë subjekt i një tjetër mashtrimi të madh, shkaktuar nga prej dishepujve më të devotshëm të Hoxhës - Sali “Enver” Berisha
Siç sugjeron personazhi i Peter Finch në filmin “Rrjeti” të vitit 1976, është koha që shqiptarët të ngrihen dhe të ulërijnë: “Nuk duroj më! Po çmendem! Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë më!” Në këtë mënyrë ata duhet të thonë se kërkojnë pa mëdyshje zgjedhje të lira e të ndershme.