Heqja e vizave, një dështim politik Nga Faktori PlusQeveria shqiptare po përpiqet të shmang detyrimet politike dhe teknike që përmban “Udhëzuesi për Liberalizimin e Vizave” i Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë çështje përmes lobi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Heqja e vizave, një dështim politik Nga Faktori PlusQeveria shqiptare po përpiqet të shmang detyrimet politike dhe teknike që përmban “Udhëzuesi për Liberalizimin e Vizave” i Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë çështje përmes lobimit politik. Qysh kurse Bashkimi Evropian hapi në mënyrë zyrtare perspektivën për liberalizmin e vizave më 3 qershor të vitit 2008 përmes “Udhëzuesit për Liberalizimin e Vizave”, qeveria shqiptare ka anashkaluar si detyrimet teknike, ashtu dhe ato politike, dhe i ka kushtuar rëndësi vetëm propagandës publike për liberalizimin e vizave.
Kështu, qysh nga vizita e parë e Komisionerit Franko Frattini në fillim të vitit 2008 në Shqipëri, Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha e përdori takimin me të për të “garantuar” shqiptarët se vizat do të liberalizohen në vitin 2009…
Bashkimi Evropian u dërgoi të gjithë qytetarëve të Shqipërisë një mesazh të fortë nxitjeje kur më 28 janar 2008 Këshilli për Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë ftoi Komisionin Evropian të paraqesë udhëzues të detajuar që përcaktojnë kushte të qarta, që duhen plotësuar nga secili vend i rajonit në mënyrë që të ecin gradualisht drejt liberalizimit të vizave.
Në mars të 2008 nisi dialogu me Shqipërinë për liberalizimin e vizave.
Por I vetmi lajm optimist erdhi në fillim të qershorit të vitit 2008, kur Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot, i dorëzoi “Udhëzuesin për liberalizimin e vizave” Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulëzim Basha, në Bruksel. Udhëzuesi jep indikacione të qarta për autoritetet shqiptare për masat që duhen marrë në mënyrë që të mund t’u sigurohet lëvizje e lirë pa viza për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Udhëzuesi identifikon katër lloj çështjesh që do përfshihen në dialog: siguria e dokumenteve, migrimi ilegal, rendi publik dhe siguria si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të lidhura me lëvizjen e njerëzve.
Por pikërisht këtu ku duhet të fillonte starti i punës për qeverinë shqiptare, thuajse nuk u bë asgjë. Vendet fqinje arritën të plotësojnë, jo vetëm kushtet teknike që vuri Bashkimi Evropian, por dhe ato politike. Shqipëria thuajse ngeli në klasë në të gjitha.
Siguria e dokumenteve, që është një nga katër kushtet kryesore, ende nuk ka përfunduar dhe u kthye në një problem politik gjatë procesit të fundit zgjedhor, ku rreth 300 mijë zgjedhës mbetën pa votuar për shkak të mungesës së letërnjoftimeve elektronike.
Rendi publik dhe siguria nuk pësuan asnjë përmirësim përkundrazi në polici u thelluan linja vertikale politike që rrezatohen herë pas here tek qëndrimi selektiv ndaj grupeve kriminale në vend.
Të drejtat themelore në vend pësuan regres. Reporterët në Bruksel theksuan qartë problemet me lirinë e shtypit, rasti i gazetës Tema dhe TV Top Channel si dhe selektivitetin në zbatimin e ligjit nga qeveria shqiptare.
Kjo bëri që në maj të vitit 2009 kur dhe pritej raporti për Shqipërinë, ai të kishte qartazi nota pakaluese.
Qeveria shqiptare e përgënjeshtroi këtë lajm për shkak të fushatës elektorale, por kjo nuk ndryshoi asgjë në qëndrimin e Brukselit.
Më 15 korrik 2009, publikohet vendimi për liberalizimin e vizave.
Raporti i Brukselit theksoi se në “Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon të ketë mangësi në kuadrin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në adresimin e dobësive procedurale të lëshimit të pasaportave, si edhe në fushat e menaxhimit të kufijve dhe migracionit”.
Pra, shihet qartë se raporti nuk nxjerr vetëm probleme teknike por dhe problem të shtetit ligjor.
Por, ndërsa zgjedhjet kishin mbaruar dhe natyrisht arroganca ishte rritur, Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha tashmë e kishte më të lehtë të mos kishte turp dhe të dilte i qeshur para kamerave duke deklaruar se ky ishte një sukses i madh për qeverinë shqiptare.
Kështu shqiptarët dhe boshnjakët u penalizuan nga lëvizja e lirë për shkak të qeverive të tyre. Përveç buzëqeshjes së Lulëzim Bashës, qeveria u përpoq ta mbulonte këtë dështim duke u dhënë hapësirë zërave që thoshin se qëndrimi i BE ndaj nesh ka të bëjë me paragjykime fetare apo gjeografike, çka në të vërtet e bën më të qartë konfuzionin dhe mungesën e serioziteti me të cilën qeveria duhet ta merrte çështjen e liberalizmit të vizave me BE.
Edhe pse i la shqiptarët në vend të fundit nga vendet e Ballkanit, përsëri u panë shenja të qarta se qeveria nuk po merrte angazhime serioze që të reflektonte ndaj udhëzuesit të liberalizmit të vizave.
Kjo e detyroi Komisionin Evropian të fliste publikisht dhe ti kërkonte qeverisë shqiptare të mos përpiqej kot ta zgjidhte me lobim politik çështjen e liberalizimit të vizave, pasi problemi ishte institucional. Ajo duhet të plotësonte detyrat e dhëna nga Komisioni Evropian.
Por fillimi i ri i sezonit parlamentar në Bruksel u përdor sërish nga qeveria shqiptare për ta zgjidhur në mënyrën e gabuar këtë çështje. Me dëshirën e mirë që Shqipëria të ndihmohet të avancojë në këtë çështje, raportuesja sllovene për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, kërkoi të përfshinte edhe Shqipërinë e Bosnjën në projekt-rezolutën për vizat, bashkë me vendet që përfituan liberalizimin, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Por pikërisht përmendja e Shqipërisë dhe Bosnjes nuk është pritur mire nga Komisioni Europian. Burime nga Brukseli, të cituara nga mediat europiane dhe ato të rajonit, thonë se bashkimi i dy vendeve të prapambetura, si Shqipëria dhe Bosnja, me ato që kanë përparuar më shumë, jo vetëm që nuk do të pritej mire nga ministrat e Brendshëm të BE-së, por do të rrezikonte gjithë procedurat e sistemit të ngritur deri më tani.
Si procedure, projekt-rezoluta e eurodeputetes do të kaloje në votim në disa komisioneve parlamentare gjatë tetorit për tu votuar në seance plenare në 24 nëntor. Por në këtë fushë, Parlamenti Europian ka vetëm rol këshillimor, pasi vendimmarrja i takon Këshillit të BE-së.
Dhe ky i fundit e tha fjalën qysh ditën e nesërme.
“Bashkimi Europian bën të qartë se nuk do të ketë asnjë ndryshim programi në itinerarin për vizat me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se Shqipëria e Bosnja, si dy shtetet më të prapambetura në plotësimin e kushteve, nuk do të përfitojnë nga liberalizimi pa plotësuar kriteret”.
Deklaratat janë bërë në emër të presidencës suedeze të Bashkimit Europian, nga ministri i Migrimit dhe Politikave të Azilit, Tobias Billstrom, në një intervistë për seksionin e BBC në shqip.
Kjo i dha fund shpresave që çështja e liberalizimit të vizave të zgjidhet me lobim politik, pa plotësuar detyrimet që qeveria shqiptare ka për reformat që duhet të ndërmarrë.
Të bindur në dështimin e tyre, ata nisën të gjejnë një alibi të re për mosheqjen e vizave. Dhe si gjithmonë të keqen e gjetën tek kundërshtari i tyre politik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike u shfaq për disa ditë rresht në publik për të akuzuar Edi Ramën se po lë qytetarët shqiptarë pa viza për shkak të bojkotit të tij parlamentar dhe thirrjes për protesta.
Kjo e bën dhe më dëshpëruese situatën, pasi tregon se tanimë dhe qeveria vetë është bindur që heqja e vizave do të vonojë dhe problemi ditës që ka zoti Berisha nuk është të plotësojë detyrimet, por të gjejë alibi për këtë dështim.
Meta: Nuk hiqen vizat me lobingje politike dhe promovim interesash korruptive
26/05/2009
Bashkimi Europian ka standarde të qarta. Edhe për çështjen e liberalizimit të vizave standardet që duhen plotësuar janë paralajmëruar me kohë. Nuk ka goditje më të qartë për mënyrën klienteliste, sesi është mësuar të punojë Berisha, sesa përgjigja e Bashkimit Europian, që është çështje standardesh dhe jo çështje lobingjesh politike apo promovim interesash korruptive, sikurse nuk kanë munguar rastet e tilla me elementë edhe të komunitetit ndërkombëtar. Ne garantojmë që brenda një viti do të plotësojmë të gjitha standardet për liberalizimin e plotë të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së dhe deri në fund të këtij viti do të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit.