E Diel, 1 Nëntor 2026

Postierizimi i shtypitNga Xhovani ShytiPjesa dërmuese e shtypit shqiptar i hap faqet e para të gazetave me tituj të tillë si “Universitetet, emrat e fituesve për çdo degë”, “ Universitetet, regjistrimi i fituesve deri më 3 tetor”, “Listat e studentëv

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Postierizimi i shtypitNga Xhovani Shyti

Pjesa dërmuese e shtypit shqiptar i hap faqet e para të gazetave me tituj të tillë si “Universitetet, emrat e fituesve për çdo degë”, “ Universitetet, regjistrimi i fituesve deri më 3 tetor”, “Listat e studentëve që kanë fituar konviktin”, “Listat e studentëve konkurrentë”, “Listat e studentëve që kanë fituar provimin”, “Ja emrat e fitues për patrullën e policisë”, “Lista, shpallen 50 fituesit për shkollën e policisë”, “Lista zyrtare e fituesve të Akademisë së Policisë” etj.

Në fakt, kjo performancë shtypi nuk është një qasje e tanishme, po të kihet parasysh se, prej kohësh, produkti i gazetarisë shqiptare nuk po konkurron me kualitetin dhe cilësinë e lajmeve e shkrimeve, por me atë të postierisë. Politikat editoriale të redaksive janë konvertuar në shtabe drejtuese postash. Gazetarët marrin detyrë të vrapojnë para homologëve të tjerë dyerve të universiteteve për të tërhequr sa më parë lista, njësoj sikurse postierët e Postës Shqiptare konkurrojnë të ngjashmit e tyre të kompanive private. Në fakt postierizimi i gazetarisë së shtypit shqiptar nuk është i tanishëm dhe as një praktikë spontane. Ai ka qenë i pranishëm, madje i shndërruar në rubrikë preferenciale për një sërë gazetash, madje edhe për ato që vetë-thirren serioze e me peshë në opinion. Jo pak herë faqet e tyre, madje edhe ato të para, vitrinë, bubërrojnë nga listat e personave që pritet të marrin vizë te njëra e tjetra ambasadë. Sikurse me tituj kapitalë ekspozohen, deri edhe si kryetituj hapës të gazetave, listat e familjeve që shpronësohen, listat e të persekutuarve e të pronarëve që dëmshpërblehen, listat e jetimëve, të veteranëve e paraplegjikëve, që përfitojnë dhurata, etj., etj., duke mos u merakosur fare se këto politika redaksionale i shndërrojnë gazetat në postier të lagjeve. Në kuptimin që përmbajtja e tyre i shërben vetëm një pjese të komunitetit dhe jo opinionit të gjerë publik, çka është edhe një nga misionet e shtypit. Nga ana tjetër, duke e ulur vlerën e gazetarisë deri në nivelin e postierit të lagjes, me këtë sipërmarrje, shtypi i shkruar vret gazetarinë e vërtetë, (sikurse realisht ka ndodhur). Rendja pas listave apo rubrikave të tjera tip “Postieri i lagjes”, përveçse ul nivelin e gazetarisë, edukon breza gazetarësh cilësisht të dobët, dembelë. Gazetarë që krahas dhjamosjes nga investigimi për të gjetur lajme në internet, e reduktojnë profesionin nga kompjuteri te dyert e zyrave për të gjuajtur listat. Një risi kjo që nuk të shpie gjëkundi profesionalisht, por edhe që stimulon zhbërjen e gazetarisë së vërtetë, që ka për mision kryesor informimin sa më të gjerë të publikut, vënien në shërbim të tij, jo për të publikuar lista vizash, parash, dhomash e shtretërish, por edhe për ta iluminuar këtë publik. Për ta orientuar ndershmërisht midis pyllit të pakrasitur të antivlerave. Për ta kthyer gazetarinë në pushtet të katërt dhe jo në tregti. Gjë kjo që nuk mund të ndodhë, për sa kohë botuesit të vendosin në krye të stafeve që drejtojnë redaksitë kryeredaktorë të vërtetë dhe jo anonimë, që jo vetëm nuk i njeh kush, por që u vjen çudi, kur e shohin veten të vendosur në të tilla nivele.

Duke qenë të përzgjedhur pa pasur si njësi matëse profesionalizmin, por dashurinë e pronarit, nuk mund të pretendohet që këta drejtues të pjellin politika editoriale larg listave. Për pasojë, as që mund të pretendohet prodhimi i një gazetarie të vërtetë, ndryshe nga kjo që ofron përditshmëria shqiptare e tezgave të shtypit. Sepse, në fund të fundit, të sfilitesh për të gjuajtur lista lajmërimesh të mbushura me emra njerëzish hallexhinj, nuk mund të konsiderohet tjetër veçse kompensim i një mungese: padituria për të prodhuar gazetari të vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›