E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti çek: Traktati i Lisbonës? Nuk do të thotë zgjerim i Bashkimit EvropianNga TemaPresidenti çek, Vaclav Klaus, tha dje në Tiranë se Traktati i Lisbonës nuk do të thotë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Klaus ka ulur në këtë mënyrë entuziazmin

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Presidenti çek: Traktati i Lisbonës? Nuk do të thotë zgjerim i Bashkimit EvropianNga Tema

Presidenti çek, Vaclav Klaus, tha dje në Tiranë se Traktati i Lisbonës nuk do të thotë zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Klaus ka ulur në këtë mënyrë entuziazmin që ka rrëmbyer qeverinë shqiptare pas miratimit të këtij traktati nga Irlanda.

“Nuk kam ardhur këtu për të diskutuar ratifikimin e Traktatit të Lisbonës brenda në Republikën e Çekisë dhe nuk kam ndonjë mesazh të veçantë për ju. Për sa i përket momentit është e pamundur që të ratifikohet ky Traktat, se kjo do të diskutohet dhe do të debatohet, si në Gjykatën Kushtetuese të Republikës çeke, ashtu dhe në institucionet e saj përkatëse. Kështu që, edhe sikur të doja të nënshkruaja Traktatin, unë nuk mund ta nënshkruaj atë. Kam vetëm një koment për fjalinë tuaj të dytë. Analiza juaj është e gabuar. Këtu kemi të bëjmë me një keqkuptim nga ana juaj, me një keqkuptim tragjik mund të them, sepse nënshkrimi i Traktatit të Lisbonës nuk është e thënë që do të zgjerojë Bashkimin Evropian”, - tha Klaus.

Kryeministri, Sali Berisha, ishte mjaft entuziast për votimin e Traktatit në Irlandë dhe tha që kjo është një nxitje për Shqipërinë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndet fitoren në referendum, në Irlandë, për Traktatin e Lisbonës, si një ngjarje të madhe dhe historike, jo vetëm për popullin e Irlandës, por për të gjithë popujt e vendeve anëtare të BE dhe të vendeve të tjera, si Shqipëria, që aspirojnë për anëtarësimin në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer të kombeve të tyre. Vota pro e qytetarëve të Irlandës është një inkurajim i madh për shqiptarët dhe qeverinë shqiptare, për të proceduar me reforma të thella dhe të gjithanshme, për arritjen e standardeve për integrimin e vendit në BE”, - thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›