Nobelistët Stiglitz dhe Sen: Rritja ekonomike nuk është tregues për zhvillimin ekonomikNga TemaTreguesi i rritjes ekonomike të një vendi po nis të dalë nga të qenit një tregues bazë dhe i besueshëm për ecurinë ekonomike të një vendi, pasi ai është nj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nobelistët Stiglitz dhe Sen: Rritja ekonomike nuk është tregues për zhvillimin ekonomikNga TemaTreguesi i rritjes ekonomike të një vendi po nis të dalë nga të qenit një tregues bazë dhe i besueshëm për ecurinë ekonomike të një vendi, pasi ai është një tregues që gjithnjë e më shumë është duke krijuar situata që flasin për një realitet të pavërtetë. Disa prej zyrave të rëndësishme në qeveritë e vendeve të Evropës Perëndimore janë duke përpiluar modele të reja, në bazë të së cilave ato do të gjykojnë zhvillimet ekonomike. Dy prej ekonomistëve më të rëndësishëm sot në botë, Jozef Stiglitiz dhe Amartia Sen, të laureuar me çmimin Nobel, thanë pak ditë më parë (të premten që shkoi), në një seminar të thirrur nga kompania “Labatan Sucharow” se treguesi i rritjes nuk ka më asnjë vlerë dhe nuk të çon assesi në gjykime të drejta. Ata thanë se ky tregues është mjaft defektoz dhe nuk llogarit dot faktorë të tillë si zhdukja e të mirave gjatë shpërndarjes së pasurisë, nuk llogarit dot nivelin e ekonomive kriminale dhe cilësinë e shërbimeve dhe të mirave që jep një ekonomi. Edhe profesor Jean-Paul Fitoussi, i cili ka përmbledhur punën e 37 shkencëtarëve, konfirmon edhe njëherë vështirësitë, me të cilat ndeshen specialistët si ai gjatë aplikimit të PBB, si kriter i matjes së rritjes ekonomike: “Kur shifrat na thonë se punët na shkojnë mirë, ndërkohë që njerëzit kanë përshtypjen se po iu rrëshqet toka nën këmbë, atëherë, ose treguesi është llogaritur gabim, ose po përdorim treguesin e gabuar.”
Rritja ekonomike është thjesht njësia e ecurisë ekonomike që përfaqëson vlerën e të mirave dhe shërbimeve në një ekonomi, e cila është e bazuar e tëra në vlerën e çmimeve. Këta dy ekonomistë të njohur bënë thirrje që të gjitha vendet të mos shohin më këtë matëse të zhvillimeve ekonomike, pasi ajo ka ndikuar edhe në acarimin e krizës ekonomike. Sipas tyre ajo ka ndihmuar që disa ekonomi të portretizohen si të shëndetshme, vetëm sepse rritja ekonomike dukej e mirë, por kjo në të vërtetë ishte ndryshe thonë ata. Problemet me përdorimin e rritjes ekonomike si një tregues bazë janë të mëdha dhe dy ekonomistët e njohur përmendën edhe fitimet e korporatave, të cilat në të vërtetë nuk ishin ashtu siç ishin llogaritur në rritjen ekonomike. Po ashtu, edhe ndikimi i borxhit dhe i fitimeve që jepen për borxh ka patur efektin e vet në perceptimin e gabuar që jep rritja ekonomike. Disa prej vendeve të rëndësishme evropiane kanë lënë të kuptohet se ato e ndajnë këtë shqetësim dhe kanë nisur ndërtimin e modeleve pa pasur rritjen ekonomike si njësi të rëndësishme. Shqipëria ka bazuar në të kundërt tërë retorikën e saj mbi zhvillimin ekonomik të vendit mbi GDP, sikur të jetë Shqipëria vendi që e ka përdorur për herë të parë këtë tregues në botë apo GDP të jetë një term i lindur këtu. Në fakt, zhvillimet ekonomike në Shqipëri asnjëherë nuk kanë patur për njësi reference nivelin e shpërndarjes së pasurisë, humbjet që ajo pëson gjatë kësaj shpërndarjeje dhe të tjerë elementë, të cilët dy ekonomistët nobelistë përmendën në seminarin e të premtes. Pak ditë më parë gjatë punimeve të Asamblesë së OKB kryeministri shqiptar takoi nobelistin Amartia Sen dhe nuk dihet nëse pikëpamjet e reja të tij mbi rritjen ekonomike janë diskutuar.