Edhe një pesëshe nga Man Utd, barazon City

Mesfushori Ji-Sung Park i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi në minutën e 8-të. Skuadrës së Sir Alex Fergusonit punët ia lehtësoi sulmuesi Conor Sammon i cili u përjashtua nga loja në minutën e 40-të.
Më pas gjithçka ishte si një seancë stërvitore për kampionin në fuqi. Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov realizoi het-trik ndërsa Antonio Valencia shtoi një gol tjetër për rezultatin përfundimtar 5-0. Me këto tri pikë, United barazoi fqinjin e tyre, Manchester City që luajti 0-0 në udhëtim te West Bromwich.
Të dyja ekipet e Manchesterit tani kanë pikë të barabarta nga 45 por City është lider falë golaverazhit më të mirë. Në ndeshjet tjera, Liverpool vazhdoi të zhgënjejë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Blackburnin, rezultat me të cilin përfundoi edhe dueli mes Sunderlandit dhe Everonit.
Newcastle fitoi 2-0 si mysafir i Bolton Wanderers. Sonte ndeshen Stoke-Aston Villa kurse nesër takohen Arsenal-Wolves, Sëansea-QPR dhe Norwich-Tottenham.