Japonia kërkon që Kina të ndihmojë Korenë e Veriut

Japonia i ka bërë thirrje Kinës të luajë një rol të rëndësishëm për të siguruar Korenë e Veriut nga paqëndrueshmëria, pas vdekjes së liderit të saj, Kim Jong-il.
Kryeministri japonez, Yoshihiko Noda, kërkoi gjithashtu nga presidenti kinez, Hu Jintao, që të shkëmbejnë informacione në lidhje me vazhdimësinë e zhvillimeve në Korenë e Veriut.
Noda u citua të ketë thënë, gjatë një vizite në Pekin, se është "e rëndësishme që të mos lejohet që vdekja e liderit Kim të ketë një ndikim negativ në paqen dhe stabilitetin e gadishullit korean".
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut i janë referuar pasardhësit të Kim Jong-Il, birit të tij, Kim Jong Un, si kreu i Komitetit të Partisë së Punëtorëve.
Raportet thonë se ky është një post kyç dhe sugjeron që Kim Jong-Un, është në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e plotë të Koresë së Veriut.