E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, pak gjasa në Euro 2012

Ish reprezentuesi francez, Emmanuel Petit mendon se Les Blues kanë pak gjasa për të triumfuar në Euro 2012.

Petit ishte anëtar i skuadrës që triumfoi në Euro 2000 si dhe Kampionatin botëror 1998 por beson se grupi aktual i futbollistëve nuk ka arritur në kulmin e potencialit dhe nuk pret që ata të luftojnë për titull në garën e verës s vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.

“Nuk do të bie në grackën e famshme të patriotizmit. Mendoj se tani për tani ekipi i Francës nuk ka kapacitet mendor e as aftësi për tu konsideruar në mesin e favoritëve”, tha 41 vjeçari për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›