E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi dënon dhunën në Nigeri

Fuqitë perëndimore kanë dënuar shpërthimet nëpër kisha në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri, që thuhet se kanë vrarë rreth 40 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë sekti islamik, Haram Boko, i cili thotë se dëshiron të vendosin ligjin e Sheriatit në Nigeri.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar atë që e quajti një sulm "të pa kuptimtë" dhe u zotua për të ndihmuar autoritetet nigeriane në sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Britania e ka përshkruar dhunën si "sulm burracak ndaj familjeve që u mblodhën për të festuar një ditë të lutjes, që simbolizon paqe dhe harmoni dhe vullnet të mirë ndaj të tjerëve".

Sulmi është dënuar edhe nga Franca, Italia dhe Vatikani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›