E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Norvegji, luajnë me 12 futbollistë?

Federata e Futbollit të Norvegjisë (NFF) e ka bërë një propozim paksa të çuditshëm. Për t’i bërë më të ekuilibruara dhe më interesante ndeshjet, nëse njëra skuadër është duke humbur me 4 gola disavantazh, mund ta fusë në fushë lojtarin e 12-të.

“Nuk është zbavitëse të humbasësh 17:0, por nuk është po ashtu aspak zbavitëse të fitosh 17:0”, ka thënë ish mbrojtësi norvegjez Henning Berg.

Ideja i pëlqen më pak trajnerit të Aalesundit, Kjetil Rekdal. “Mund të jetë pozitive që t’i bëjë të luajnë më shumë persona, por negative për t’i shkatërruar ose goditur ata që janë më të mirët”, tha Rekdal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›