E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një tërmet në SHBA

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 17:30

Një tërmet me fuqi prej 4.5 shkallësh të Richterit ka goditur të enjten në mëngjes shtetin amerikan Virginia, dhe zonën përreth kryeqytetit amerikan, duke shkaktuar panik tek banorët që ende janë nën stresin e tërmetit që këtë zonë e goditi para dy ditëve.

Epiqendra e tërmetit të dytë, që ndodhi rreth orës një pas mesnatës sipas kohës lokale, ishte vetëm tetë kilometra larg qytetit Mineral, që ishte edhe epiqendër e tërmetit të parë, me fuqi prej 5.8 shkallësh të Richterit, që ndodhi të martën, njoftoi Qendra Kombëtare për Monitorimin e Tërmeteve.

Ndryshe, kjo zonë ndodhet rreth 1390 kilometra në jugperëndim të Washingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›