E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet narko-rrjeti austriako - serb

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 19:00

Policia austriake ka arrestuar një rrjet austriako-serb të trafikimit të lëndëve narkotike, në mesin e të cilëve dyshohet edhe për tre shqiptarë.

Operacioni për ndalimin e tyre ka zgjatur 16 muaj, me ç`rast janë hetuar grupi dhe janë marrë në pyetje mbi 1.600 konsumator të drogës të këtij grupi.

Shefi i rrjetit mafioz është një serb nga Serbia, i cili posedonte një kompani për shitjen e pijeve në Vjenë dhe se ai përmes saj po kamuflonte biznesin e drogës.

Gjatë kontrollit të banesave të grupit të arrestuar janë gjetur sasi të konsiderueshme të drogës, para në valuta të ndryshme, kryesisht euro, pasaporta të falsifikuara të Çekisë si dhe gjësende të tjera, që janë konfiskuar nga policia. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›