Mourinho s’ka problem me Casillasin

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 18:01
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mohuar të ketë mosmarrëveshje me Iker Casillasin.
Portieri spanjoll ishte lënë në pankinë për ndeshjen kundër Galatasarayt të mërkurën mbrëma dhe dyshohej se kjo ndodhi për shkak të bisedave të tij me dyshen e Barcelonës, Xavi dhe Carles Puyol, për të zbutur tensionet mes të dyja skuadrave.
Por, Mourinho tha për Marca: “Iker mund të ftojë këndo që dëshiron. Kjo nuk është punë e imja. Adan ka nevojë të luajë. Ai është i ri dhe nuk ishte paraqitur për asnjë minutë me ekipin e parë para ardhjes time në Real Madrid”.