Franca mbështet Këshillin Tranzitor të Libisë

Pas takimit të zhvilluar me shefin e Këshillit Tranzitor të Libisë, presidenti i Francës Nikolas Sarkozy ka dhënë mesazhin që Franca, që në fillim ka mbrojtur rebelët libianë dhe dëshiron të qëndrojë edhe në të ardhmen pikërisht aty.
Franca ka mbështetur kryengritësit kryesisht nga ajri me sulmet që ishin menduar për mbrojtjen e popullisisë libiane dhe që u bënë në bazë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit. Kësaj i shtohen edhe njësitë speciale franceze të cilat kanë trajnuar luftëtarët e papërvojë në përdorimin e armëve.
Për herë të parë ekzistenca e këtyre këshilltarëve u konfirmua të mërkurën nga ministri i Jashtëm francez Alan Juppe. Përveç kësaj, Franca ka furnizuar edhe me armë të lehta rebelët. Shuma e përgjithshme e ndërhyrjes duhet të jetë e madhe: për çdo ditë shteti francez sipas vlerësimeve të para ka shpenzuar më shumë se një milion euro. Kryengritësve libianë, që vazhdojnë luftimet, presidenti francez iu premtoi mbështetje të mëtejshme.
Ai do të angazhohet fort në një takim me pjesëmarrës ndërkombëtarë të planifikuar për javëne ardhshme që rebelët të marrin një pjesë të pasurive të Gaddafit. Paratë e tij në bankat e huaja janë ngrirë dhe mund të lirohen për rindërtimin e vendit.