E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheney preferonte bombardimin e Sirisë

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 18:30

Në librin e tij të ri të memoareve, ish-zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney, pohon se kishte kërkuar nga presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, që të bombardonte në zonë të dyshuar si reaktor nuklear në Siri. Por, Bush e kishte refuzuar këshillën e tij.

Gazeta ditore amerikane ‘The New York Times’, e cila e ka siguruar një kopje të librit të Cheney, njoftoi se ish-zëvendëspresidenti amerikan kishte shkruar se, ai ishte vetëm “një zë i vetmuar” për një aksion ushtarak kundër Sirisë. Kjo për shkak se këshilltarët e tjerë të presidentit kishin hezituar, thotë Cheney, për shkak të “informacionit të dobët që ne e kishim marrë nga shërbimi i zbulimit për armatimin irakian të shkatërrimit në masë”, para invadimit në Irak, në vitin 2003.

Megjithatë, Izraeli e bombardoi po atë zonë në Siri, në vitin 2007.

Ndryshe, libri i Dick Cheney, “In My Time: A Personal and Political Memoir” (Në kohën time – Memoare Personale dhe Politike”, do të dalë në treg më 30 gusht 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›