Jeremic kërkon mbështetje nga Bosnja
Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 19:31
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, i ka kërkuar presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, të përdorë ndikimin e tij në Bosnjë e Hercegovinë, në mënyrë që “përfaqësuesi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB’së të përkrahë qëndrimet e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë”.
Pas takimit me Dodikun në Banja Llukë, Jeremic ka folur edhe për mesazhet për statusin e Kosovës dhe parakushtet për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian - të cilat i ka theksuar kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Beograd.
Jeremic tha se ato mesazhe do të kenë pasoja strategjike për rajonin e Ballkanit.
Jeremic konfirmoi se do të marrë pjesë në seancën e së hënës të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për Kosovën.