Edhe një zhgënjim i Argjentinës

Pavendosmëria dhe impotenca në sulm ishin karakteristikat që përcollën Argjentinë në ndeshjen e dytë të grupi B, përderisa ata barazuan 0-0 kundër Kolumbisë në një ndeshje ku mundësitë për shënim ishin të vogla.
Adrian Ramos dhe Dayro Moreno mund të kishin shënuar në pjesën e parë për Kolumbinë, por sulmuesit humbën dy mundësi të arta që do të ndryshonin rrjedhën e kampionatit.
Pjesa e parë ishte një pjesë e mirë për të dyja skuadrat, pasi që Argjentina dhe Kolumbia bën shumë gabime dhe humbën shumë mundësi shënimi. Kolumbia e filloi ndeshjen me një nervozizëm të madh dhe shumë shpejt e gjeti vetën në mbrojtje. Ever Banega ishte i pari që sulmoi golin, por nuk ia arriti që të shënojë.
Asnjë futbollist i Argjentinës nuk ishte në gjendje të fliste për media pas ndeshjes, me përjashtim të Carlos Tevez, i cili tha se skuadra e tij nuk mundi që të thyejë mbrojtjen përfekte të Kolumbisë, edhe pse ata nuk luajtën lojën e tyre më të mirë.
Sulmuesi i Manchester Cityit kishte pak mundësi shënimi për të marrë dallimin në fushë, përderisa barazimi i Argjentinës është edhe një tjetër dështim i trios sulmuese, Tevez-Messi-Lavezzi.
“Nuk na lanë të luajmë lojën tonë dhe saktësisht arritën të na ndalin”, tha Tevez për gazetarët nga fusha e Santa Fee. “Është vështirë që të fitohen ndeshje të këtilla”.
Tani Argjentinës i duhet gjithsesi një rezultat pozitiv kundër Kosta Rikës, nëse dëshiron që tejkalojë në fazën tjetër. Tevez thotë se skuadra e tij ka kualitet, por ende nuk kanë arritur të luajnë lojën e tyre. “Ne e dimë se të gjitha lojërat nuk do të jenë të njëjta, mirëpo duhet që të punojmë më shumë”.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Kolumbisë, Dayro Moreno ishte shumë i kënaqur me rezultatin 0-0, edhe pse ai kishte pasur një mundësi të mirë për të shënuar. “E kemi ditur se është shumë e vështirë. Argjentina është njëra prej skuadrave më të mira në botë”, tha sulmuesi për gazetarët.
“Megjithatë, Kolumbia është përgatitur shumë për këto ndeshje dhe ne kemi zbatuar urdhrat e trajnerit”.
Për trajnerin e Kolumbisë, Hernan Gomez, ndeshja shkoi sipas urdhrave të tij. “Ishte një ndeshje shumë e barabartë, dinamike dhe interesante. Kolumbia bëri punën e saj dhe ndali tre sulmuesit më të mirë në botë”, tha ai, duke iu referuar Tevezit dhe Lionel Messi. “Mbrojtësi Sanchez bëri një punë të mirë. Messi nuk mund të ankohet dhe të protestojë në ndonjë veprim. Sanchez tregoi se është yll”.
Për herë të parë, Messi ishte lojtari më i dobët i ndeshjes. Kolumbia mbetet lidere me 4 pikë dhe për të përfunduar e para, duhet ta mund Bolivinë me 10 korrik, përderisa Argjentina ka ende punë për të bërë.