E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, në garë për Sanchezin

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:43

Napoli ka bërë një ofertë për Alexis Sanchez, ndërkaq atë e ka treguar pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo. Skuadra napolitane do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e yllit kilian.

Barcelona, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Inter janë po ashtu të interesuara për shërbimet e 22 vjeçarit, i cili ka kontratë me Udinesen deri në qershor të vitit 2014.

“Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Pozzo për mundësitë e kalimit të Sanchez në Napoli.

“Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, me ka befasuar me ofertën sepse ai tani dëshiron që ta fitojë titullin. Ai ka bërë një ofertë të mirë financiare dhe jemi duke e shqyrtuar”.

Sanchez, i cili ka një vlerë prej 44 milionë eurosh, për momentin është duke luajtur për Kombëtaren e tij të Kilit. Ai më parë ka thënë se nëse nuk kalon në Barcelonë, do të vazhdojë të luaj me Udinesen. Napoli po ashtu po tenton të nënshkruajë me mesfushorin zviceran Gokhan Inler.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›