Edhe pa qenë “Profesor”, anëtar i Akademisë
Autori i Lajmit: Fabiola Kurteshi
Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave pritet të zgjidhen në bazë të disa kritereve të përcaktuara në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryeministrit Sali Berisha, vendosi të mërkurën propozimin e projektligjit Për një ndryshim në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, me procedurë të përshpejtuar. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se projektligji parashtron kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Sipas tij, anëtarët e rregullt të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve të shquar, me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur kombësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve origjinale, veprave përgjithësuese, me një nivel të lartë shkencor, kanë zgjidhur teorikisht dhe praktikisht, probleme të një rëndësie të veçantë në fushën e shkencës, të ekonomisë, artit dhe kulturës, si dhe kanë dhënë ndihmesë në formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Projektligji përcakton se anëtarë të rregullt të Akademisë zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve të shquar shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve dhe qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor”. Në raste të veçanta, anëtarë të rregullt të Akademisë mund të zgjidhen edhe personalitete, me merita të shquara në fusha të ndryshme të krijimtarisë. Anëtarë të përhershëm të Akademisë zgjidhen akademikët, që kanë mbushur moshën 75 vjeç dhe kanë një kontribut të shquar, të vlerësuar gjerësisht, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtarët e asociuar të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve, me titull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur kombësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve dhe veprave shkencore, kanë dhënë ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e shkencës dhe formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Anëtarë të asociuar të Akademisë zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore, “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve e qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimet e akteve, ligjore e nënligjore në fuqi, për kërkimin e titullit “Profesor”. Ndërsa anëtarët e nderit zgjidhen nga radhët e personaliteteve të njohura të vendeve të tjera, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në zhvillimin e vendit tonë. Projektligji parashikon që personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike, nuk mund të kandidojnë për t u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve. Procedurat për zgjedhjen e anëtarëve përcaktohen në statutin e Akademisë.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008