E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe punonjësit e judikaturës në grevë

Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës ka nisur sot grevën, me kërkesë përmirësimin e kushteve të punës.

Sot në ditën e parë, punonjësit e këtij sektori kanë lënë punën nga ora 10 deri në orën 11 paradite, duke shfaqur në këtë mënyrë pakënaqësinë me të ardhurat e vogla dhe kushtet e këqija të punës.

Më 5 shkurt është vendosur që greva të vazhdojë për tre ditë, për t’iu lënë mundësinë më pas mundësinë organeve përkatëse të përmbushin kërkesat.

“Kërkesat e tona janë rritja e pagave për të gjithë të punësuarit në sistemin e drejtësisë dhe nivelizimi i tyre me shtetet e rajonit; të mos mbesim shërbyes civilë, ashtu siç parashihet me projektligjin për shërbyesit civilë; mjetet që i rigjeneron sistemi i drejtësisë të shfrytëzohen nga të punësuarit në këtë sistem dhe të përshpejtohet aprovimi i ligjeve të drejtësisë”, ka thënë Ismet Mehmeti, kryetar i Sindikatës së Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK).

Kjo sindikatë, në bashkëpunim me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në nëntor 2009 patën filluar grevën, e cila kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës së stafit administrativë të gjykatave.

Greva ishte pezulluar më 27 nëntor 2009, pas takimit që kishin pasur përfaqësuesit e grevistëve me zëvendëskryeministrin Ramë Manaj; ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi; kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Rexhep Haxhimusa si dhe drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Halil Muharremi, pasi këta të fundit kishin premtuar se kërkesat e tyre do të merren në konsideratë shumë seriozisht me rastin e shqyrtimit të buxhetit për vitin 2009.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›