E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Kamëz, policia arreston autorin

Kamëz, 9 shkurt, NOA Update Forcat e policisë
së Kamzës kanë mundur të vënë në pranga personin i cili kreu krimin e rëndë të
vrasjes së një të riu 22-vjeçar.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e
Lajmeve NOA në mënyrë paraprake, duke saktësuar i ndaluari është 19-vjeçari me
emrin Bukurosh Muçeku dhe se ai ka qëlluar për vdekje 22-vjeçarin Robert
Artndreca, i cili ka ndërruar më pas jetë në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Universitetit
Bujqësor të Kamzës dhe në ato momente kishte shumë lëvizje banorësh dhe
studentësh.

Policia tha se autori, sipas dëshmive të para
në vendngjarje, ka qëlluar me një thikë viktimën e tij duke e plagosur rëndë,
pa mundur që ky i fundit ti shpëtojë dot vdekjes.

Krimi i rëndë i shtohet radhës së disa të tillëve
që kanë ndodhur ditët e fundit për motive të dobëta dhe që për fat të keq kanë rrëmbyer
jetën e disa qytetarëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›