E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 60-vjeçari abuzon seksualisht me një djalë 5-vjeçar

Tiranë, 9 Shkurt NOA Një burrë në moshë të
thyer ka abuzuar seksualisht me një djalë pesë vjeçar dhe këtë e ka bërë disa herë
kurse fëmija i traumatizuar, në një moment ka arritur të hapë gojën tek i ati i
cili ka bërë denoncimin dhe sot, policia komunikoi arrestimin e pedofilit të
dyshuar.

Policia e Tiranës tha se shërbimet e hetimit
të krimit të komisariatit Nr.1 Tiranë, realizuan kapjen dhe më pas arrestimin
në flagrancë të 60-vjeçarit Pjetër Vat Ndrevata, lindur në Tropojë e banues në
Tiranë.

Arrestimi i ti u bë mbi bazën e një kallëzimi
penal të kryer nga një shtetas 38 vjeçar, i cili ka deklaruar se Ndrevata ka
kryer vepra të turpshme, me fëmijën e tij 5 vjeçar, në banesën e tij, -
konfirmoi policia.

Ajo shton se u kryen veprimet proçeduriale,
materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të Vepra të turpshme, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›