Pas shumë kohësh kapet i dyshuari
Fier, 9 shkurt, NOA - Vjedhja e tubit të
kullës së vrojtimit të pusit G 152, në fshatin Ruzhdie, ka vënë në lëvizje
forcat e policisë së rrethit të Fierit, ku kanë bërë të mundur dje ndalimin e
27-vjeçarit.
Edmond Myrtaj, banor i fshatit Ruzhdie, në
bashkëpunim me kushëririn e tij Xh.Myrtaj,dyshohen se kanë qenë autorë të
vjedhjes së tubit të kullës së vrojtimit e cila ka ndodhur në datën 13 prill
2008.
Burimet policore bëjnë me dije për agjencinë
NOA, se është bërë një punë intensive nga strukturat e Drejtorisë Policisë së
Qarkut Fier, për kapjen 27-vjeçarit, ku për të rëndon akuza për veprën penale
të vjedhjes, dhe për bashkëpunim dhe moskallëzim të krimit.
Policia tha se materialet proçeduriale do ti
kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier.
d.xh.NOA