E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i shpalluri në kërkim, ishte dënuar me 200 ditë burg

Korçë, 10 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Korçës kanë mundur të arrestojnë në flagrancë një person i cili ishte shpallur
në kërkim prej tyre. Lajmi konfirmohet zyrtarisht prej tyre për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është  Kristo Karuni, 61-vjeç, lindur dhe banues në
fshatin Miras të Devollit.

Arrestimi i tij u krye pasi prokuroria e Korçës
ka nxjerrë ndaj tij urdhër-ekzekutimi për zbatimin e vendimit të gjykatës,
sipas të cilit ky person figuron si i dënuar me 200 ditë burg për veprën penale
të Falsifikimit të dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e
nevojshme procedurale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime
të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›