E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqëndrueshmëria e Modric, dëmton Spurs

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 14:40

Trajneri i Tottenham, Harry Redknapp ka thënë se paqëndrueshmëria rreth së ardhmes së Modric ka ndikuar në mos stabilitetin e skuadrës së tij.

Modric është ndërlidhur me kalim tek Chelsea këtë verë, por është rikthyer në humbjen e thellë që Spurs e pësuan këtë javë nga Manchester City, me rezultat 5-1.

“Ky është fillimi më i keq i një sezoni qe kam pasur. Nuk jam i kënaqur në asnjë rrethanë, aq më pak me Lukan që nuk dihet a do të shkoj a do të rrijë. Kam kontaktuar më të në orën 11:30 të mëngjesit dhe ai me tha se nuk e di a është në gjendje të luaj apo jo. Kjo nuk ideale”, tha Redknapp.

Modric kishte reaguar ashpër pasi që shefi i Spurs, Daniel Levy kishte refuzuar ofertën e Chelsea për 22 milion funte dhe kishte thënë se mesfushori nuk do të shihet për asnjë çmim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›