E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, investimi mbi 15 milionë dollarë

29/08/2011  Qeveria po punon që tani për përmbytjet e mundshme në Shkodër e Lezhë

Banka Botërore po mbështet ndërtimin e veprave antipërmbytje

Periudha e lagështirës duket e largët, shtatori i reshjeve po afron. Pikërisht, për ti bërë ballë hyrjes së stinës së vjeshtës, prej muajsh të tërë Ministria e Bujqësisë ka realizuar punimeve në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, me qëllim përballimin e situatave të mundshme të përmbytjeve. Zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, tregon se investimet e kryera këtë vit janë më të mëdhatë që janë bërë ndonjëherë, me një vlerë totale prej 15 milionë dollarësh. Sipas zotit Fasllia, këto punime janë drejt fundit dhe parashikohen të përfundojnë brenda afateve të duhura. Investimet në përforcimin dhe ndërtimin e veprave antipërmbytje janë mbështetur financiarisht edhe nga Banka Botërore. Intensiteti i realizimit të punimeve të mirëmbajtjes veçanërisht për vënien në gatishmëri të një pjese të infrastrukturës kryesore të ujitjes nga vetë bordet e kullimit është në fazën përmbyllëse sidomos në Ultësirën Perëndimore në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Lushnjë e Fier. Për 44 objekte që financohen nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 310 milionë lekësh, procedurat e prokurimit sapo kanë nisur. Ndërkaq, po punohet për intensifikimin e punimeve të pastrimit për vënien në gatishmëri të infrastrukturës kryesore të kullimit para muajit tetor 2011, në zonat më të rrezikuara nga përmbytja si në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Korçë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›